Rreth nesh

Ne si inovat ekzistojmë për ti dhënë lavdi Perëndisë nëpërmjet ofrimit të një biznesi etik që i shërben komunitetit të Tiranës dhe zonave përreth.

Ne fabrikojmë produkte të cilësisë së lartë dhe ndihmojmë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetëve të komunitarëve, me fokus kryesor komunitetin minoritar Rom.

Inovat përpiqet të aplikojë principe për krijimin e një ambienti që nderon Zotin duke siguruar trajnime pune, aftësim për punë te ndryshme, dhe mundësi punësimi për të sjellë transformim të dukshëm në jetët e punëtorëve lokalë.

Ne, në Inovat, qëllimisht bëjmë çdo përpjekje që të operojmë dhe ndërveprojmë si një biznes me nivelin më të lartë të integritetit, duke zbatuar çdo statut dhe ligj të vendosur nga autoriteti local ku ne kryejmë biznes.

Inovat është plotësisht e përkushtuar në prodhimin e produkteve të cilësisë maksimale që i përmbushin she i tejkalojnë standartet e industries.

Në gjithçka që ne bëjmë, Inovat do tregojë respektin maksimal ndaj të tjerëve.